Në 76-vjetorin e Konferencës së Pezës, të dielën, komunistët shqiptarë kanë marshuar me fotot e diktatorit Enver Hoxha.

Si çdo vit, nostalgjikët e një prej sistemeve më gjakatar në Europë, me foto të diktatorit në duar dhe thirrje heroike ndaj Enverit; marshuan drejt varrezave të dëshmorëve.

Pjesë e festimeve zyrtare ishin edhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko dhe kryetari i

Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në 76-vjetorin e Konferencës së Pezës, të dielën, komunistët shqiptarë kanë marshuar me fotot e diktatorit Enver Hoxha.

Si çdo vit, nostalgjikët e një prej sistemeve më gjakatar në Europë, me foto të diktatorit në duar dhe thirrje heroike ndaj Enverit; marshuan drejt varrezave të dëshmorëve.

 

Pjesë e festimeve zyrtare ishin edhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Peza është vendi ku u zhvillua ngjarja më e rëndësishme për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aty është mbledhur Kuvendi dhe është mbajtur Konferenca e Pezës, më 16 shtator 1942.

Për nostalgjikët e regjimit, kjo është lufta e tyre dhe Partisë Komuniste. E cila, ishte një luftë për liri dhe pavarësi kundër pushtuesve fashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre tradhtarë.

 

Sigurisht, kjo Konferencë është shoqëruar me shumë mite gjatë regjimit komunist në vendin tonë. Sa sot, duket e pamundur të çmitizohet, qoftë kjo edhe nga profesionistët e historisë.

Konferenca e Pezës për momentin që u mbajt e vendimet që mori meriton të kujtohet gjithnjë. Edhe pse vendimet e Pezës më pas mbetën letër e vdekur.

 

Ajo cfarë të bën përshtypje është trimërimi i nostalgjikëve edhe pse kuptohet se fushata është në prag të derës.

Mirëpo, Shqipëria vazhdon të jetë vendi i fundit i ish-bllokut komunist, i cili akoma nuk ka trajtuar me seriozitet dhe në mënyrë sistematike çështjen e së kaluarës së errët komuniste./Opinion.al