Franca ishte shteti i parë që ndaloi përdorimin e telefonave gjatë procesit mësimor! Kjo reformë ishte një nga premtimet zgjedhore të presidentit Emmanuele Macron. e këtë vit duket se është dhe premtimi i Kryeministrit të Shqipërisë.

Të gjithë nxënësit e moshave 6 deri në 15 vjeç do të ndalohen të marrin me vete telefonat e tyre gjatë gjithë procesit mësimor në klasë.

Vetëm dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, Kryeministri Rama mblodhi në një takim të gjithë mësuesit që janë bërë pjesë e sistemit arsimor falë portalit ‘Mësues për Shqipërinë’. Gjatë takimit, Rama pohoi se as nxënësit e as mësuesit nuk do të lejohen që të mbajnë telefona në shkollë.

Një nismë e tillë sipas Kryeministrit, do të shtrihet më pas edhe në institucionet shtetëtore, pasi janë bërë si klube internet: “Nuk do të lejojmë celular në shkollë. As për fëmijët dhe as për mësuesit, do të duhet t’i dorëzojnë në fillim të mësimit dhe t’i marrin në fund. Muajin e parë ta bëjmë muaj edukimi dhe në muajin e dytë, merren hidhen në plehra, sepse janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor.

 

Dhe çfarë bëjmë me ndotësit me rrezikshmëri të lartë? I varrosim dhe i riciklojmë. Ky do të jetë një ndryshim i madh. Po përgatitemi të heqim celularët edhe nga institucionet e shtetit, që janë bërë si klube internet” – tha Rama në takimin me mësuesit.