Shkruan Fahri Xharra

“Të gjithë arbëreshët janë heronj. Ata që thonë tëkundërtën nuk e njohin historinë”.

Xhuzepe Garibaldi (1807-1882)

 

Shqiptarët me pjesëmarrjen e tyre aktive e dhanë njëkontribut të madh në lëvizjet kombëtare në Europën e shek.XIX-të ,pjesëmarrje e cila mund të quhet edhefenomen historik i kohës i një rëndësije të veçantë që e rradhit atë në popujt më heroikë.

Të kthehemi tek Revolucioni i Greqisë –1821 , pastajnë luftën për pavarësinë e Rumanisë , formësimin e Serbisë dhe të Malit të Zi. Por sot e kemi fjalën për njëçlirim dhe bashkimin tjetër të madh – të Italisë.

 

Pas Skënderbeut ,shek XV-të shqiptarët gjetën strehim nëtokat e Italisë. Ata u shpërndanë nga Abruzio e deri nëSiçili. Aty u gjenden edhe të parët, pasardhësit e Ilirëve.

Shqiptarët me Lëvizjen e Garibaldit të vitit 1860 e çuanItalinë në bashkimin dhe pavarësimin e saj. Atdheu i dytë i arbëreshëve në vitet 1844 dhe 1848 u ballafaquame kryengritjet e mëdha, në të cilat shqiptarët ishin pjesëe rëndësishme e betejave të përgjakshme dhe si të tillëedhe u burgosën edhe u persekutuan, u pushkatuan dhe u varën me thirrjen në gojë : “Rroftë liria, rroftë Italia”.

 

Tirania e Burbonëve i nxiti në luftë kundër tyre eshearbëreshët si Paskuale Bafa dhe Xhuzepe Albanezi, tecilët u ndodhën edhe në qeverinë e shpallur të Republikëssë Napolit -1799.

* Gjatë luftës për mbrojtjen e Republikës së Romës, Garibaldit i shkoi mendja tek Anita, që e kishte lënë nëNicë. Mori penën dhe i shkroi këto rreshta:

 

“Anita ime e dashur… Ne luftojmë mbi Xhanikolo. Kypopull është i denjë për të kaluarën e tij të madhe. Këtu njeriu di të jetojë, di të vdesë, këtu njerëzit vritenme thirrjen “Rroftë Republika”. Vetëm një orë nga jetajonë në Romë vlen sa një shekull. E lumtura nëna imeqë më lindi në një epokë kaq të bukur për Italinë!…”

 

 

E shoqja, që ishte grua guximtare, e gjeti rrugën për tëhyrë në qytetin e rrethuar. Dy ditë më vonë, mbi Xhanikolou duk një grua që u ndal dhe po fliste me ushtarët. Njeriprej tyre i tregoi se ku ndodhej Garibaldi. Ky në këtë çast, ktheu kokën dhe, si në një ëndërr gëzimi u turr drejt sëshoqes së adhuruar dhe e shtrëngoi në gjoks. Pastaj e mori për dore dhe u kthye nga shokët;

 

– Ja Anita ime, këtej e tutje do të kemi një ushtar mëshumë. ( nga Arbëreshët dhe Bashkimi i Italisë) *

“Në vitin 1859 nisi lufta e dytë për çlirimin dhe bashkimin e Italisë.
Kësaj here doli në skenën e historisë Xhuzepe Garibaldi, udhëheqësi legjendar i luftërave për liri të popujve tërobëruar. Ai erdhi në Itali pas një përvoje të pasurluftarake dhe u vu në shërbim të shtetit të Piemontit për tëpërgatitur fushatën kundër pushtuesve

 

austriakë.Garibaldi, i kthyer tanimë në një figurë simbol, do tëngjallte shpresat e italianëve për çlirim e bashkim dheqindra patriotë do të viheshin nën urdhrat e tij. Heroilegjendar zuri të përgatitej për luftën e madhe që e priste.Sipas strategjisë së tij, kjo do të ishte një luftë globale, qëdo të përfshinte gjithë Italinë e copëzuar. Për këtë, ai filloitë përgatitet duke ideuar një fushatë ushtarake, që do tëniste me zbarkimin e një ekspedite në brigjet e Sicilisë. Nëprojektimin dhe realizimin e kësaj ndërmarrjeje të madhehistorike do të luanin një rol të rëndësishëm revolucionariitalian, Roselino Pilo dhe ai arbëresh, Françesko Krispi.” (Arjan Th. Kallço)

Në kronikën e kohës është regjistruar dhe një fakt tjetërkupt

 

mplotë: vajza arbëreshe nga Piana, Xhovana Peta, do të shkonte në Palermo me flamurin italian fshehurnë gji dhe do ta valëviste pas fitores së kryengritjes nëqiellin e lirë të kryeqendrës së Sicilisë.

 

Siç dihet, me betejën e Kasertos, më 2 tetor 1860 morifund fushata e lavdishme e Garibaldit, që hodhi themelet e pavarësisë dhe bashkimit të Italisë. S’ka dyshim se bilancii kontributit arbëresh në këtë ngjarje të madhe historikepër fatin e Italisë është i padiskutueshëm dhe i admirueshëm. Këta pasardhës të Skënderbeut, jo vetëmnderuan emrin e tij dhe të atdheut të origjinës, por treguanme prova dashurinë dhe besnikërinë e tyre proverbialendaj popullit dhe tokës mikpritëse. “Gjatë Risorxhimentos, – shkruan historiani Cezaro Lambrozo, – arbëreshët e Italisë dhanë luftëtarë trima, derdhën gjak, bënë sakrificatë panumërta, manifestuan virtyte të larta, u treguanqytetarë të denjë të atdheut të tyre të dytë”.

 

**Mungesa e delegacionit të Serbisë më rastin e festimevepër 150 vjetorin e Bashkimit të Italisë, sigurisht që nuk do të vihet re nga vetë italianët. Nga ana tjetër, prania e dydelegacioneve me zyrtarë të lartë nga Kosova dheShqipëria do të shihet si dicka e natyrshme jo vetëm se tani shqiptarët kanë dy shtete por sepse i natyrshëm kaqenë edhe kontributi i shqiptarëve ndër vite për Bashkimine Italisë.**

(Kontributi i shqiptarëve në bashkimin e Italisë ,IlirianDahri2011 )

 

Vetë Heroi i dy botëve e kujton këtë fakt në kujtimet e tij: “Nga asnjë vend tjetër i botës nuk mund t’ia dilnim me sukses në marshimin tonë, përvecse nga Hora e Shqiptarëve”. Pra që në fillimet e tij Xhuzepe Garibaldi u mbështet tek arbëreshët të cilët më pas do ti cilësontetrima.

Xhuzepe Garibaldi u lind në Nicë më 4 korrik 1807, vdiqnë ishullin Caprera më 2 qershor 1882, revolucionar dheluftëtar për lirinë dhe bashkimin e Italisë.

 

** *Pas rënies së Republikës së Romës, Garibaldi me vullnetarët e tij filluan tërheqjen e tyre heroike. Ai me këtërast iu tha ushtarëve:

 

– Luftëtarë, ja çfarë ju afroj atyre që duan të më ndjekinpas: uri, të ftohtë, mungesë strehe, mungesë municioni, por gjithnjë syhapur në beteja dhe pa gjumë, marshime tëgjata dhe përleshje me bajoneta. Tani kush e do atdhenële të më ndjekë pas. Kësaj thirrjeje iu drejtuan katër mijëvullnetarë, që ndoqën pas heroin e tyre. ***