Studuesi shkodran Fiqeret Hoxha ka ngritur një shqetësim të tij duke thënë se në shkollat shqiptare duhet të futet lënda fetare si një edukim për të rinjtë.

Këtë ide studiuesi Hoxha e tha gjatë një bashkëbisedimi për librin e tij “Vatër e Dijes Shkodrane”, e organizuar nga myftinia Shkodër.

Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari u shpreh se shumë emra të njohur kanë dalë nga pluhuri i harresës kombëtare falë librit të Fiqeret Hoxhës që dikur e kishte mësues në shkollën fillore.

Gjatë këtij bashkëbisedimi referuan edhe studiues të tjera dhe publicistë e miq të autorit Fiqeret Hoxha.