RIKONSTRUKTOHET PAS 42 VITESH SHKOLLA E VELIPOJËS

Shkolla “Nikollë Zogorjani” është e vetmja shkollë në Velipojë e ndërtuar prej 1972, por që prej 42 vitesh nuk kishte pësuar ndryshim, përveçse disa ndërhyrjeve të vogla. Këtë vit shkolla do të mirëpresë 370 nxënësit e saj në ambiente të reja.

Me iniciativë të Ministrit Ditmir Bushati, si dhe mbështetjen dhe financimin e Dr. Abdullah Al Hadi, kreu i Gulf Mining Group, nga Oman, është bërë rikonstruksioni i plotë i saj.

Mësuese Prenda Çardaku ka dhënë mësim prej 20 vitesh në këtë shkollë, dhe tregon se “Nikollë Zogorjani” është një shkollë me tradita të mira, por godina kishte degraduar, çka kishte çuar dhe në largimin e nxënësve.

Ndërsa prindërit tregojnë se i kanë sjellë fëmijët në shkollën e degraduar vetëm për shkak të përkushtimit të mësuesve. Rikonstruksioni i plotë i shkollës kap vlerën 340 milionë lekë, dhe përfshin klasat e reja, ambientet e jashtme, instalimin e sistemit të ngrohjes dhe sistemit elektrik.

Fenomeni i braktisjes se shkolles as nuk ekziston si term edhe pse, një pjesë e mirë e familjëve jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...