Një recetë e thjeshtë dhe shumë praktike për t’u përgatitur.

Mund ta konsumoni si në drekë dhe në darkë, pasi është një ushqim shumë i lehtë

Përbërësit

6 kërpudha (të mëdha, Porta-bella)

3 feta proshutë (e prerë në copa të vogla)

gjysmë kokërr qepë (e grirë)

1 filxhan djathë Mocarela

1 thelpi hudhër

2 lugë gjelle vaj ulliri (i rafinuar)

kripë

piper

pak majdanoz (i grirë)

pak bukë (e thekur, e grirë)

Përgatitja

Ndajini kërpudhat nga bishti i tyre.

Grijini hollë bishtat dhe kavardisini në një tigan së bashku me qepën, shtojuni kripë e piper, bukën e grirë, majdanozin, hudhrën, proshutën dhe mocarelën.

Pasi të jenë kavardisur mirë të gjitha, hidhjuani sipër kërpudhave

Vendosini më pas në një tavë të cekët dhe piqini për 10 minuta në temperaturën 180 gradë celcius.