Deputeti i PD, Endri Hasa ka reaguar pas fluturimit të parë të kompanisë ajrore shqiptare “Air Albania”. Demokrati akuzon kryeministrin Rama se mashtron shqiptarët.

Silas tij fluturimi që ka bërë sot “Air Albania” është një fluturim shtesë i Turkish Airlines, sepse “Air Albania” nuk ekziston përveçse në reklamën luksoze të Edi Ramës.

Endri Hasa ka deklaruar:

Vetting-u në politikë e ka shfazuar Edi Ramën! Mashtron shqiptarët, keqpërdor studentët, jep shfaqje me një kompani që nuk është e licensuar për fluturim me kodin shqiptar. Sot nga Rinasi në orën 8.30 nuk u nis asnjë avion i “Air Albania”, siç gënjeu Edi Rama.

Për shfaqjen qesharake të kryeministrit në hall u përdor kompania “Turkish Airlines” TK6888.

Të dhënat online nga aeroporti i Rinasit tregojnë se ky është një fluturim shtesë i Turkish Airlines, sepse Air Albania nuk ekziston përveçse në reklamën luksoze të Edi Ramës.

Vetting-u i politikës do ta fluturojë Edi Ramën nga zyrat e shtetit, që i përdor për të vjedhur, mashtruar dhe sunduar shqiptarët!