Shkencëtarët kanë zbuluar rreth 1500 gene të ndryshme që përcaktojnë moshën kur fytyra do të nisë plakjen. Konkluzionet vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e studimit të pandalshëm të grupit të shkencëtarëve që punojnë për llogari të një kompanie të madhe shumëkombëshe të prodhimeve kozmetike.

Sipas ekipit që kreu studimin janë 8 shkaktarë që çojnë në plakjen së saj. “Projekti i gjenezës njerëzore na mundësoi që të analizojmë procesin e plakjes së lëkurës deri tek qindra ndryshime gjenetike që ndodhin në lëkurën tonë deri në plakje”, thotë dr. Anthea Tiesman nga grupi i shkencëtarëve. Lëkura plaket në tetë mënyra të ndryshme, e secilën e kontrollon një grup i gjeneve.

Nëse do të plakemi në mënyrë të mirë apo do të jemi plot rrudha, kjo varet jo vetëm nga stili i jetës por edhe nga genet. Dr. Jay Tiesman thotë se njëri prej faktorëve kryesor, besojnë shkencëtarët, është hidratimi, mënyrë në të cilën lëkura mbledh dhe ushqen lagështinë. Duke u plakur lëkura, genet që kontrollojnë këtë proces bëhen më pak aktiv dhe lëkura përmban më pak lagështi, që sjell tek paraqitja e rrudhave.

Në këtë proces përfshihen rreth 700 gene. Faktori i dytë i paraqitjes së rrudhave është kolageni, proteinë e cila i jep strukturë lëkurës apo genet të cilat përpunojnë kolagenin janë tejet aktiv dhe sjell deri tek numri më i madh i rrudhave. Zbulohet se për shkatërrimin e kolagenit punojnë rreth 40 gjene.

Mënyra në të cilën lëkura reagon ndaj radikalëve të lirë, molekula që dëmtojnë qelizat e lëkurës, gjithashtu kanë rëndësi të madhe në plakjen e lëkurës. Nëse zbulohet se cila ADN është e përfshirë në të gjitha këto procese të plakjes së lëkurës, shkencëtarët janë të bindur se do të mund të krijojnë ilaçe dhe kremëra që do të mund të stimulojnë genet për të ruajtur pamjen e re.