Misri është një produkt me shumë vlerë që duhet të jetë gjithmonë pjesë e vakteve tuaja. Asnjëherë mos harroni që misri ka një përmbajtje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra.

Kështu që konsumojini sa herë që të keni mundësi pasi i bëni vërtet një favor organizmit tuaj. Misri gjithashtu siguron një pjesë të madhe të vlerave ditore në acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.

Ky lloj ushqimi është një burim i pasur i vitaminave A, B, E, thiamine dhe niasin, acid pantotenik dhe është burim shumë i mirë i mikroelementeve dhe ka një përmbajtje shumë të lartë në fibra. Gjithashtu misri përmban një vlerë shumë të lartë antioksiduesish duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve tumorale, alzheimerit dhe në uljen e inflamacionit.