Shkolla po fillon / Ja sanduiçi më i shëndetshëm që mund të përgatisni për fëmijët

Nëse doni që fëmijët tuaj të mos hanë ushqime “fast food”-i, duhet të angazhoheni për t’i bërë vetë sanduiçët e tyre.

Në këtë mënyrë, do e keni në dorë vetë përzgjedhjen e përbërësve dhe do të shmangni efektet negative që ka ushqimi i preferuar i të voglit tuaj.

Në këtë artikull do ju mësojmë të bëni jo vetëm një sanduiç të shëndetshëm, por edhe shumë të shijshëm. Vështirë se fëmija do të dojë sanduiçët e “fast food”-it pasi të ketë provuar këtë sanduiç.

Sanduiç me sallatë

Sallata është një perime e pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale që përmirësojnë shëndetin dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Ky përbërës është i përkryer për të gjithë sanduiçët dhe shkon mirë me çdo lloj mishi.

Përbërësit:

1 gjethe e madhe sallate.

Salmon (ose copa toni, ose fileto pule të bëra fije)

Majonezë shtëpie (ose salcë avokadoje)

Domate qershi

Përgatitja:

Përzieni salmonin, tonin ose fileton e pulës me majonezë apo salcë avokadoje dhe vendoseni në gjethen e sallatës.

Shtoni disa copa djathi të bardhë dhe domatet qershi të prera përgjysmë. Sugjerohen paninet apo buka integrale me fara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...