Blendi Fevziu e mban fjalën, Ramazani i “Dua të të bëj të lumtur” takon Berishën

Ramazani ka qenë protagonist i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” të Arbana Osmanit, në Top Channel.

I ftuari special për Ramazanin ishte gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu. Ai i dhuroi Ramazanit katër nga librat e tij dhe një set kopshtarie që mund ta blinte ku të dëshironte. Gjithashtu, ai e ftoi Ramazanin që të ndiqte “live” një prej emisioneve të tij.
Lexo edhe:

Dashuria që lindi nga nëntoka
Gjashtë muaj më pas, Fevziu nuk e harroi premtimin e dhënë, dhe Ramazani ishte këtë shtator në një nga emisionet e tij për të ndjekur live Sali Berishën. Në një postim në Twitter, Blendi bën të ditur se ia realizoi dëshirën.

“Në Prill të këtij viti, Ramazani, minator prej 30 vitesh në minierën e Bulqizës, shprehu një dëshirë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel ku isha i ftuar edhe unë. Ai kërkoi që të ndiqte live në emisionin Opinion Sali Berishën. Dje ai pati mundësi ta takonte atë”, shkruan Fevziu në Twitter.

Gjatë emisionit të Arbanës Blendi Fevziu e falenderoi Ramazanin që e ndiqte emisionin e tij prej vitesh. Blendi tha: “Pa njerëz si ju,

Shqipëria nuk do të ishte kjo që është dhe Shqipëria e vërtetë jeni ju. Njerëzit e thjeshtë që punoni çdo ditë, që rrezikoni jetën dhe që na bëni të ndihemi krenar”.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...