Salcë djegëse me domate jeshile

Keni dëgjuar për salcën e kuqe të domateve e cila është mjaft e shijshme, por ne të Shijes sot do t’ju tregojmë një recetë të veçantë për salcën jeshile djegëse.

Kjo salcë mund të përdoret në vend të piperit dhe të salcës së kuqe, sipër makaronave, picës dhe mishit.

Përbërësit

1.5 kg domate te gjelbra

2 qepë

1 tufë majdanoz

4-5 speca djegës

1 lugë kafe kripë

Lëngu i një limoni

Përgatitja:

Domatet i pastrojmë dhe i vëmë të ziejnë në një enë me ujë të bollshëm. I ziejmë derisa kur të shpojmë me pirun të shpohen lehtë, për 10 minuta.

Më pas domatet i vëmë në blender, shtojmë specat djegëse dhe i bluajmë, kështu veprojmë pak nga pak derisa të bluajmë të gjithë domatet e ziera dhe specat djegëse.

Pastaj masën e bluar e domateve e kriposim, shtojmë lëngun e limonit.

Në blender shtojmë edhe qepën e grirë, majdanozin dhe shtojmë nga salca e domateve të gjelbra, bluajmë së bashku prapë dhe përziejmë me salcën e domateve tjera të bluara.

Përziejmë të gjitha së bashku, ngrohim pak nëse masa është ftohur dhe e hedhim nëpër kavanozë të nxehtë të sterilizuar.

I mbyllim mirë hermetikisht, i mbushim me ujë dhe kavanozët i vendosim në dollap. Kjo salcë mund të serviret me mish të pjekur, patate të skuqura etj. Ju bëftë mirë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...