Pas triumfit me Izraelin, Kombëtarja shqiptare mposhtet me rezultatin 2-0 nga Skocia në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë këtë herë ishin të pafat, djemtë e drejtuar nga Christian Panuçi pas fitores në takimin e parë, këtë herë dështuan në “Hampden Park”.

Rezultati që zhyti kombëtaren, u përmbys në pjesën e dytë të ndeshjes, me dy gola të shënuara nga Naismith, një në minutën e 47’ dhe tjetri në 68’.

Ndërkohë një rezultat pozitiv ndaj Skocisë do ishte një hap i madh drejt kualifikimit për kombëtaren në rrugëtimin e Ligës së Kombeve.