PRAG VITI SHKOLLOR, 700 MËSUES NDIHMËS PËR NXËNËSIT ME AFTËSI TË VEÇANTA

Nxënësit me aftësi të veçanta tashmë nuk do të jenë më vetëm, pasi përkrah tyre do te kenë edhe mësuesit ndihmës, të cilët do ti ndihmojnë ata në nevojat e tyre të përditshme dhe për të ecur me ritmin e shokëve të tyre të klasës.

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka shtuar numrin e mësuesve ndihmës në sistemin arsimor në vend, duke e çuar numrin e tyre nga 310 në 700 mësues.

“Mësuesit ndihmës nuk janë mësues individual në një dhomë, por janë nxënës në klasa normale ku janë edhe nxënësit e tjerë.

Por, nëse për nxënësit e tjerë nuk është e nevojshme prania e një mësuesi ndihmës, për këta fëmijë me nevoja të veçanta do të jetë e nevojshme edhe asistenca e një mësuesi ndihmës,

që do të bëjë mundur të përfshijë programin individual të fëmijës me nevoja të veçanta me programin që ndjek gjithë klasa.

Këtë vit shkollor që u mbyll kishim 310 mësues ndihmës, ndërsa në vitin e ri shkollor 2018-2019 numri i mësuesve ndihmës shkon në 700”, theksoi ministrja Nikolla.

Mësuesit ndihmës do të akordohen në shërbim të fëmijëve me aftësi ndryshe në momentin që kjo do të jetë e nevojshme për ta, në mënyrë që këta fëmijë të ruajnë ritmin në ndjekjen e programeve mësimore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...