LLOGARIDHËNIA, RAMA: PS SHKODËR DËSHTOI

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste është paraqitur një dokument mbi zhvillimin e llogaridhënies publike të qeverisë, për hapjen e partisë dhe përqendrimin e vëmendjes tek njerëzit.

Në të gjithë Shqipërinë, gjatë muajve maj-qershor 2018, drejtuesit e Partisë Socialiste patën planifikuar zhvillimin e takimeve të llogaridhënies së qeverisë në 383 njësitë administrative të vendit.

Sipas dokumentit, në degët e Partisë Socialiste dhe bashkitë Vlorë, Himarë, Sarandë, Delvinë, Cërrik, Belsh, Përrenjas, Librazhd, Pukë, Mat, Durrës, Kamëz, Vorë dhe Dropull janë realizuar 100 % takimet e llogaridhënies publike në të gjitha njësitë e planifikuara.

Ndërsa në disa njësi të bashkive Si shkodra me 6 njësi apo Malësia e Madhe me 3 njësi dështuan në këtë drejtim, duke mos realizuar takimet e llogaridhenies. Për zhvillimin e takimeve janë përgjegjës deputeti i zonës përkatëse,

kryetari i degës së Partisë Socialiste në bazë bashkie, i cili mban edhe raportin përmbledhës të takimit, krerët e bashkive përkatëse, krerët e qarqeve, drejtorë qendrorë, drejtorë rajonale dhe lokalë, anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS, anëtarë të Asambleve Socialiste të bashkive, këshilltarët socialistë të bashkive etj.

Të gjithë të lartpërmendurit, së bashku me zëvendësministrat, shoqërojnë ministrat në takimet e llogaridhënie publike. Në dokument raportohen problematika edhe për takimet që janë zhvilluar. Por në disa raste u vërejt se nuk u respektua rigorozisht nga disa kryetarë.

Ka raste ku nuk pasqyrohen hollësisht problematikat e shqetësimet e paraqitura, nuk pasqyrohet pjesëmarrja e drejtorëve qendrorë apo rajonalë, nuk thuhet gjë për anëtarët e këshillave bashkiakë”, thuhet në dokument.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...