Ja cilat janë ushqimet më të mira për shëndetin e meshkujve

Dieta e shëndetshme ushqimore është e domosdoshme për shëndet të mirë. Në mënyrë që shëndeti juaj të jetë sa më funksional dhe mos të keni probleme shëndetësore, ju duhet të hani ushqime të pasura me vitamina, minerale etj.

Midhjet: janë një nga ushqimet që përmbajnë më shumë zink. Zinku është një përbërës shumë i rëndësishëm për shëndetin e prostatës. Nivelet e ulëta të zinkut janë të lidhura me çështjet e fertilitetit dhe sëmundjet e prostatës. Meshkujt duhet të konsumojnë rreth 11mg zink në ditë.

Salmoni: vitamina D që përmban salmoni dhe acidet yndyrore janë shumë të rëndësishme për të reduktuar rrezikun e dëmtimit të enëve të gjakut të shkaktuara nga inflamacioni. Meshkujt duhet të konsumojnë ushqime të pasura me vitaminë D, në mënyrë që të reduktojnë rrezikun e inflamacioneve endoteliale.

Arrat: janë burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3, antioksiduesve etj që janë shumë të rëndësishme për shëndetin e trurit. Këta përbërës ndihmojnë për të shmangur depresionin dhe për të ruajtur sistemin njohës. Për meshkujt është e rëndësishme të konsumojnë rreth 2.7 gram omega 3 në ditë.

Fruta dhe perime: janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë kundër sëmundjeve të zemrës, lodhjes etj. Meshkujt kanë nevojë 2 herë më shumë për fibra sesa femrat. Plotësoni pjatën tuaj me perime nga të gjitha ngjyrat që të merrni vitaminat, mineralet dhe fibrat nga frutat dhe perimet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...