Dashi – Nuk keni asgjë nga se duhet të frikësoheni dhe shumë për të pritur nga e ardhmja. Pse jeni kaq i vendosur në pikëpamjet negative për jetën? Duhet të kuptoni që edhe mendimet ju shtyjnë drejt gjërave negative nganjëherë.

Demi – Mund t’ju duhet të shtyni diçka të cilën mezi po e prisnit sot, por kur të mbërrini në fund të javës do të jeni të lumtur që e

keni bërë këtë gjë. Universi e di më mirë se sa ju rrugën e fatit tuaj.

Binjakët – Nuk keni pse t’i mundni rivalët tuaj deri në nënshtrim, pa marrë parasysh se mendoni që ata e meritojnë. Pavarësisht konfliktit në të cilin ndodheni, ju mund dhe duhet të gjeni një zgjidhje kompromisi.

Gaforrja – Nëse diçka të cilën ju kërkohet ta bëni nuk përshtatet me planet tuaja afatgjata, atëherë vetëm thoni jo. Ju jeni kush jeni për një arsye dhe bëni atë që bëni sepse mendoni se është gjëja e duhur, jo sepse të tjerët e presin nga ju.

Luani – Jo, shpresat dhe dëshirat tuaja nuk janë shkatërruar. Universi këmbëngul se ju duhet të bëni diçka tjetër, më të mirë, më përmbushëse. Po të shikoni përreth keni mundësi, shfrytëzojini.

Virgjëresha – Kohë të mira po vijnë për ju, por nuk duhet të kaploheni nga sensi i sigurisë. Shijojeni gjithçka ndodh në jetën tuaj, por mos prisni që kjo të zgjasë përgjithmonë. Ndryshimi po vjen – duhet të bëheni gati.

Peshorja – Kujdesuni që sot të mos thoni gjëra që mund t’i kthejnë njerëzit kundër jush. Shikoni gotën gjysmë plot dhe anën e mirë tek të gjithë njerëzit që ju rrethojnë.

Akrepi – Jo të gjithë njerëzit besojnë në të njëjtat kauza si ju, kështu që mos ua vini re miqve apo kolegëve nëse kanë të tjerë interesa nga tuajat.

Shigjetari – Nuk ka asnjë kuptim të debatoni me një person me pushtet, pasi ata nuk kanë as qëllimin më të vogël t’ju dëgjojnë çfarë po thoni. Ose mbani gojën ose bini shkurt dhe punoni për diçka tjetër.

Bricjapi – Ju nuk keni nevojë për patronazhin e eprorëve për të arritur tek suksesi. Jeni më se i aftë t’ia dilni vetë. Ndoshta kjo është ajo që shqetëson edhe shefat tuaj.

Ujori – Doni t’i ktheni shpinën dikujt që ju ka zhgënjyer sëfundmi, por a ia vlen? Me shumë gjasa jo. Do të ndiheni më mirë për ta, për veten dhe për jetën në tërësi nisi falni dhe harroni.

Peshqit – Mund ta keni të vështirë t’i shprehni ndjenjat tuaja me fjalë në ditën në vijim, por gjuha juaj e trupit do të flasë mjaftueshëm. Me anë të veprimeve tuaja jepuni mundësinë atyre që ju duan të dinë se janë shumë të rëndësishëm për ju.