Facebook duket se është rrjeti social që kohët e fundit po përballet me ndryshime të mëdha. Së fundmi bëhet me dije se një e katërta e përdoruesve të rrjetit social Facebook ka hequr këtë aplikacion nga celulari.

Kjo përqindje shkon në 44 mes të rinjve, një fenomen që ka lindur nga shqetësimi mbi privatësinë.

Konfirmimi vjen nga Peë Research Center, sipas së cilës 74% e përdoruesve kanë marrë masa mbrojtëse.

Sipas studimit të realizuar rezulton se 44% e përdoruesve mes moshës 18-29 vjeç kanë hequr aplikacionin, thënë ndryshe katër herë më shumë nga përdoruesit e moshës mbi 65 vjeç. Vetëm një e treta e mbi 65-vjeçarëve ka ndryshuar impostimet, ndërkohë që këtë e kanë bërë 64% e më të rinjve.