ARRSH: Nesër nisin punimet në dy akse rrugore, Shkoder-Muriqan dhe Lezhë-Shëngjin

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e Hënë (datë 10 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes

me performance të Bankës Botërore do të fillojnë punimet për rehabilitimin e dy segmenteve tjera rrugore, përkatësisht atë Shkodër-Murriqan dhe Lezhë-Shëngjin.

1. Ndërhyrja rehabilituese në aksin Shkodër (Ura e Bunës) –

Muriqan
Ndërhyrja parashikon prishjen e shtresave ekzistuese asfaltike, zëvendësimin e nënshtresave në çakëll dhe stabilizant, realizimin e të gjithë shtresave të reja asfaltike në gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore e masave të sigurisë rrugore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së

Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

2. Ndërhyrja për stabilizimin e skarpatës në Lezhë-Shëngjin (Knallë)
Ndërhyrja parashikon instalimin e barrjerave mbrojtëse ndaj rënies së gurëve. Gjatë ditës së Hënë do të bllokohet dhe devijohet trafiku në rrugen nacionale Lezhë – Shëngjinë ne të dy sensent e levizjes në vendin e quajtur Knalle ku edhe do te kryhet ndërhyrja .

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor u kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

Lëvizja e te gjitha mjeteve në drejtim me destinacion Shëngjinin të devijohet majtas në Knallë në askin rrugor

Kënallë – Kunë. Gjithashtu drejtuesit e mjeteve ne drejtimin nga Shengjini në Lezhëz duhet të devijohen djathats në askin rrugor Kënallë – Kunë

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes

do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...