Një limonadë me shalqi që ju merr vetëm tri minuta kohë. Të jep ndjesinë e freskisë dhe e hidraton tërësisht trupin tuaj.

Përbërësit

150 gr shalqi

50 gr sheqer kaf

30 ml lëng lime

1 gotë ujë

Përgatitja

Bashkoni në Nutribullet nga Delimano shalqirin, sheqerin kaf, lëngun e limes dhe ujin.

I fruloni për disa minuta.

Në fund e shërbeni në një gotë, me një fetë limoni anash.

Ju bëftë mirë!