Ja si të gatuajmë supën e lehtë dhe të thjeshtë brenda 5 minutave!

Kur themi që kjo supë përgatitet brenda 5 minutave nuk e teprojmë aspak. Madje këtë supë nuk e bën të mirë vetëm prakticiteti, por edhe vlerat ushqyese që ka për organizmin.

Përbërësit:

1 avokado (pak të butë)

2 gota kos

1 kastravec të qëruar

½ lëng limoni

2 gjethe mente

1 lugë kafe kripë

Përgatitja:

Në një tas të madh kombinoni kosin, avokadon e prerë në copa të vogla dhe kastravecin. I shtypni mirë me ndihmën e një rrahësi elektrik. Nuk duhet shtuar ujë.

Tani shtoni menten, lëngun e limonit dhe kripën. I trazoni përsëri.

E shërbeni në pjatë dhe shijojeni! Mund ta shoqëroni me një sallatë me karota, marinuar me hudhra, kripë, vaj ulliri dhe limon.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...