Të mburresh me zgjuarsinë tënde mund të duket si një ide shumë e mirë kur përpiqesh që të impresionosh një femër por në fakt sipas një studimi të kryer kohët e fundit burrat të cilët janë të zgjuar kanë gjasa që të refuzohen nga seksi i kundërt.

Sipas një studimi të kohëve të fundit të kryer në universitetin e Australisë Perëndimore u zbulua se femrat nuk dëshironin partner që janë shumë inteligjentë ose shumë të pashëm. Por kjo nuk qëndron për meshkujt pasi ata nuk i bezdis fakti që të kenë përkrah një femër shumë të bukur apo me nivel shumë të lartë inteligjence.

Studiuesit morën në pyetje qindra njerëz dhe zbuluan ata ndiheshin të tërhequr më shumë nga partnerë që ishin romantikë. Pjesëmarrësit listuan 4 cilësi- pamja e jashtme, zgjuarsia, sjellja dhe socializimi me të tjerët. Ata u pyetën që të thonin sa do të tërhiqeshin nga partner potencialë të cilët ishin për shembull më të sjellshëm se 1% e popullsisë e kështu me radhë 20% ,30% etj. Për çdo përqindje, pjesëmarrësit i listuan partnerët e tyre me një shkallë nga 1-6 pikë nga ‘nuk më tërheq fare’, ‘më tërheq shumë’.

Rezultatet treguan sa më e dukshme ishte cilësia aq më tërheqës është personi si partner- në shumicën e rasteve. Por për femrat, partnerët e humbën atë tërheqjen në krye të shkallës së matjes për shkak të disa tipareve.

Femrat thanë se një partner do të ishte më tërheqës nëse do të ishte më inteligjent se 90% e popullsisë në përgjithësi. Ama kjo tërheqje ulej nëse ai person ishte më Inteligjent se 99% e popullsisë. E njëjta gjë ndodhi edhe për kategoritë e tjera si pamja e jashtme apo socializimi me të tjerët.