Vret bakteret, lufton virozat e stinës dhe ndihmon sistemin tretës, ky është mjalti që duhet të provoni menjëherë

Një lugë mjaltë në ditë, mban larg mjekun për një vit. E kemi dëgjuar këtë shprehje për mollën, por fuqia çudibërëse e çajit e tejkalon këtë të fundit, aq sa mund ta quajmë ilaçin e trupit dhe të mendjes.

Mirëpo e dini cili lloj mjalti është më i miri, sherebela, mjalti i gështenjës apo mjalti Manuka? Nga dallon ai prej llojeve të tjera? Para së gjithash, duhet të dini se ky lloj mjalti prodhohet në Zelandën e Re, nga nektari i pemës së manuka-s, emri shkencor i së cilës është Leptospermum scoparium.

Ai është i pasur me amionacide, antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore, vitamina B1, B2, B3, B5 dhe B6, kalcium, fosfor, hekur, bakër, natrium, kalium, magnez dhe mangan etj, duke e shndërruar kështu në poduktin çudibërës që duhet të ketë çdo konsumator në regjimin e tij ushqimor.
1.Qetëson gastritin: Inflamimi i shtresës së brendshme të stomakut, njohur ndryshe si gastriti, është një ndër problemet më shqetësuese tek pothuaj të gjitha moshat.

Mjalti është ushqimi i parë që përdoret zakonisht për të trajtuar gastritin, por mjalti Manuka ka ndikim akoma më të madh.
2.Parandalon dhe riparon dëmet e zorrës së trashë: Manuka ka ndikim në parandalimin e inflamacionit të zorrëve dhe në riparimin e tyre për shkakt të Sëmundjes së Zorrëve të Inflamuara. Ai sulmon inflamacionin dhe mbron dëmtimin strukturor që mund t’u ndodhë zorrëve gjatë inflamacioneve të ndryshme.

3.Forcon imunitetin: Përdorimi i mjaltit Manuka shoqërohet me benefite shëndetësore dhe rritje të rezistencës ndaj sëmundjeve. Testet laboratorike kanë zbuluar që ai përmban substanca që mund të nxisin prodhimin e citokinave. Citokinat janë proteina që angazhohen në imunitetin e organizmit.
4.Të mbron ndaj ftohjeve stinore dhe rrufës: Po të përdorësh mjaltë Manuka gjatë sezonit të virozave, ndihmon për të mos u prekur prej tyre. Një lugë çaji mjaltë Manuka 2-3 herë në ditë mund të ndihmojë t’u dalësh në krye të stinës së virozave, pa dëme për shkak të veprimit të tij imunitet-përforcues. Nëse je ftohur, një pije e përgatitur me mjaltë mund të lehtësojë simptomat.

5.Qetëson kollën: Mjalti Manuka është edhe më efektiv kundër kollës për shkak të veprimit më të lartë antibakterial që vjen nga prania e MG dhe përbërësve të tjerë bioaktive veç peroksidit të hidrogjenit që gjendet në të gjitha llojet e mjaltit. Ekzistojnë edhe disa karamele kundër kollës që përmbajnë mjaltë Manuka dhe propolist, por mund të kesh të njëjtat përfitime duke marrë 1 ose 2 lugë çaji mjaltë natyral Manuka me UMF 15+ ose më shumë.

6.Trajton sinozitin kronik: Mjalti Manuka është një bekim për ata që vuajnë nga sinoziti kronik. Ai mund të veprojë kundër baktereve specifike që gjenden në infeksionet e sinuseve. Përgjegjës është Methylglyoxal (MGO) që gjendet në këtë lloj mjalti. Disa e hedhin në formë të lëngshme brenda në hundë, por mund të jetë po aq i efektshëm nga goja nëse ka një përqindje të lartë, UMF 15+.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...