Trajtoni kockat e deformuara pa veshur…

Shumë njerëz kanë probleme në lidhje me deformimin e kockave. Janë faktorë të ndryshëm që shkaktojnë deformimin kockor të gishtave të mëdhenj të këmbës.

Veç gjenetikës, veshja e këpucëve të papërshtatshme, qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë janë disa nga arsyet që çojnë në krijimin e përkeqësimin e kockave të dala në këmbë.

Megjithatë, gratë janë veçanërisht më të rrezikuara për shkak të këpucëve me taka që ushtrojnë presion dhe i japin këmbës një formë të panatyrshme. Sipas Klinikës Mayo kjo gungë mund të ndryshojë rendin e kockave të këmbës e ndonëse mund t’i nënshtroheni një ndërhyrjeje kirurgjikale, ekzistojnë disa metoda natyrale që trajtojnë këtë problem.

Akull
Një nga trajtimet më të zakonshme për deformimet e kockave të vogla është akulli. ËebMD rekomandon mbështjelljen e akullit në një leckë të hollë dhe vendosjen e tij në kockën e deformuar për 10 deri në 20 minuta.Kjo gjë lehtëson enjtjen dhe dhimbjen.

Vaj ulliri ose vaj kastori
Përbërësit anti-inflamator të këtyre vajrave lehtësojnë dhimbjen dhe zvogëlojnë enjtjen. Ajo që duhet të bëni është të ngrohni pak vaj dhe ta masazhoni për 15 minuta. Ky process do të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe do të shpërndajë kalciumin e grumbulluar në atë gungë.

Piperi i kuq
Përbërësi aktiv i gjendur tek piperi i kuq është një lehtësues natyral i dhimbjes. Prisni përgjymsë një një piper të kuq dhe fërkoni lëngun e freskët direkt në gungë. Për rezultate më efektive, përdorni piper të kuq dy herë në ditë.

Kripërat Epsom
Magnezi i gjetur në kripën Epsom jo vetëm që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve, por gjithashtu redukton ënjtjen. 20-minuta zhytje në ujë të nxehtë me një filxhan kripë Epsom mund të ndihmojë në përkeqësimin e simptomave që lidhen me këtë problem

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...