Shqipëria e nis mbarë Ligën, mposht Izraelin

Ekipi kuqezi ka koleksionuar një fitore të rëndësishmë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve përballe Izraelit.

Pavarësisht se trajneri Panuçi kishte vendosur të bënte disa eksperimete duke aktivizuar Binakun dhe Gurin, po ashtu la në stol ‘senatorët’ Mavraj dhe Agolli, skuadra tregoi maturi dhe zhvilloi një lojë më të mirë se në ndeshjet e kaluara.

45-minutat e para u mbyllën pa gola, ndonëse dy ekipet patën rastë për të kaluar në avantazh, duhet të vinte minuta e 55-të që kuqezinjtë të kalonin në epërsi.

Ishte mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka, i cili me një gjuajtje potente nga jashtë zonë arriti të shënontë për kuqezinjtë.

Për tu veçuar paraqitja e mirë e portierit Thomas Strakosha, i cili shpëtoi disa herë skuadrën duke treguar se Etrit Berisha do ta ketë të vështirë t’i zërë vendin e titullarit.

Pas 3 ditësh, të hënën përfaqësuesja do të ndeshet me Skocinë në orën 20:45 Hampden Park , ku synimi është një tjetër fitore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...