Nga Artan Fuga

Të heqim telefonin celular nga shkolla.
Pastaj as wifi mos ketë.
Mos i shkoj mendja ndokujt të kërkoj që në klasa të ketë kompjuter ose ekran elektronik.

Hiqni edhe kalkulatricet.
Të vozisë zysha në internet për t’u treguar nxënësve dije bashkëkohore, as mos e mendoni se ndalohet.
Madje as epruveta për kimi.
Modelim robotike?
Kibernetikë?

Menaxhim big datash?

U pupupu!

Doni të na prishni rininë!

Le të kthehemi te furnella me vajguri.
Të kthehemi te periudha kur inkuizicioni varte për gjuhe Galilein.

Poshtë teknologjia.
Poshtë progresi.

Se luajnë nxënesit me celular dhe nuk e kanë mendjen në mësim.

As stilografa atëherë se çpojnë njëri-tjetrin në prapanicë.
As libra se mund të gjuajnë njëri-tjetrin.

O Zot si mund të na prodhojë mendja kaq reaksion ndaj shekullit 21?

Ndaj teknologjisë.

Pse akoma te epoka e bronxit ne?