Jo të gjithë fëmijët do të përjetojnë këtë vit gëzimin e vitit të ri shkollor, për shkak të ngujimit.

Nga misionarët e pajtimit të gjaqeve vijnë të dhëna se 6 fëmijë nga Rrethi i Shkodrës nuk do të mund frekuentojnë mësimin.Megjithatë sipas tyre ky është një numër i reduktuar krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë lidhur me situatën kriminale të muajve të fundit në Shkodër , Shullani thotë se këto ngjarje kanë sjellë raste të reja të gjakmarrjes cka është një tregues negativ për situatën që po kalon vendi ynë.

Shullani tha se kërkon më tepër bashkëpunim për ta eliminuar plotësisht këtë fenomen, sepse këto familje po përballen edhe me vështirësi të shumta ekonomike.

Më tepër nevojë në këtë dramë kanë sigurisht fëmijët, pasi ata janë pa faj në historitë e të ‘rriturve’. Këtë realitet duhet ta parandalojmë të gjithë, pasi nuk mund të presim vetëm nga misioni i Pajtimit të Gjaqeve thotë ai.