Drejtorët në Shqipëri do të nisin shkollën. Lajmin e ka dhënë ryeministri Edi Rama, nga Elbasani. “Këtë vit shkollor do të nisë shkolla e drejtorëve”, tha kreu i qeverisë, pa dhënë një datë të saktë.

 

“Drejtorët e shkollave do të kenë një shkollë të tyren. Nuk mund të synojmë më shumë me këtë nivel drejtimi shkollash. Kemi hequr 300 drejtorë,

jo për arsye politike dhe kemi vënë 300 drejtorë të rinj nga mësuesit që kanë pasur më shumë pikë, por nuk do të thotë që një mësues i mirë të jetë edhe drejtor i mirë.

 

Shkolla e drejtorëve do të jetë një shkollë për të trajnuar menaxherët e shkollave”, shpjegoi Rama.