A do diskutohet shëndeti i djalit tim në Parlament?

Nga Hamdi Skeja

Teksa dita po i lë lamtumirën diellit në dritarën e dhomës nr. 2 në spitalin “Gaslini” në Genova, nata po vjen qetë -qetë, por mua më duket sikur po ulëret me të madhe: “Hamdi, zgjohu Hamdi!”.

Eh, ironi e dhimbshme është sinqerisht. Unë nuk kam vënë gjumë

në sy natën e jo më ditën. Por e kuptoj, ajo më thërret: “Luaj vendit Hamdi, luaj!”.

Nga dritarja shoh detin e bukur, që edhe pse i qetë duket se brohoret mes valëve të njëra-tjetrës fiks si vitet e dhimbjes me djalit tim.

Nuk i kam patur frikë kurrë netët e errëta. Megjithëse errëson gjithçka, unë e kam ditë dhe dritë, teksa sytë e bukur të djalit tim më dritësojnë dhomën.

Parlamenti vazhdoi, vazhduan gjithçka edhe zyrat, qejfet mbaruan. Në fakt, unë s’kam bërë plazh. Nuk kam patur kohë, sepse koha thërret dhimbshëm. Koha mban emrin e tim Biri.

Ç’është e vërteta kam vite që nuk shkoj në plazh, sepse nuk del llogaria. Klasat politike siç duket e kanë nisur me të njëjtin avaz, por unë nuk e kam aty. Për politikë bëni çfarë të doni.

Njëherë të vetme mblidhuni: flisni për një zgjidhje sa më të shpejt për Aldon. Mos më thoni se nuk e njihni si rast. Aldo është qytetar i Shqipërisë dhe banon në Kamëz. Ju e njihni! E di, e di se e njihni.

Prandaj, njëherë të vetme, bashkohuni! Koha nuk na jep shumë kohë. Im bir do të shërohet, duhet të shërohet. Sigurisht, mbështetja juaj do ma lehtësojë akoma edhe më shumë.

Ndaj, nga kryeministri, ministrat e deri te deputetët mblidhuni që kjo histori e dhimbshme e djalit të një babai që ka jetuar ndershmërisht në vendin tonë të përfundoi suksesshëm,

ashtu siç erdha me ndihmën e deputetit zotit Bardh Spahia. Unë jam në pritje!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...