Nga Denis Zavalani

Vajzës sime kur të shkojë në shkollë, do i them që t’i shkarravise librat “falas”, të vizatojë në to zemra e princesha,

të vendosë aty inicialet e veta, që, kur pas shume vitesh, kur t’i shfletojë si kujtime, të gjejë aty ditarin e ditëve të saj të shkollës.

T’ua ledhatojë librave faqet e zverdhura nga koha e të përshkojë me duart plot mall vizatimet fëminore që tregojnë nëpërmjet formave dhe ngjyrave përjetimet psikologjike të fëmijërisë.

JO KRYEMINISTËR, nuk i dua librat falas me këtë çmim, me çmimin për të përzierë dhe humbur kujtimet vetjake

Te fëmijës tim. Ju besoni tek kolektivizimi i librave, kujtesës, emocioneve, pronave dhe aftësive.

Ndersa NE besojmë tek individualiteti i tyre tek trashëgimia familjare si bazë për identitetin e brezave.

Do i paguaj librat për shkak të babëzisë tuaj dhe për hir të dinjitetit dhe lirisë tonë…