Një shqiptar në Greqi ka marrë nënshtetësinë greke, mes dy emigrantëve të tjerë egjiptianë. Të tre ata shpëtuan dhjetëra njerëz gjatë zjarrit të 24 korrikut në Mati të Atikës.

Dekreti iu dërgua presidentit të Republikës për miratim. Aktin e tyre e vlerësoi edhe kryeministri Tsipras gjatë vizitës së sotme në Mati.

Alexis Tsipras iu referua vetë-sakrificës së këtyre tre emigrantëve, duke theksuar se shteti duhet të njohë veprimet e tyre dhe t’u japë atyre shtetësi greke.

Mësohet se të tre emigrantët kanë jetuar ligjërisht në Greqi.