Një mbretëreshë e bukurisë së re mund të bëhet një vajzë myslimane.
Për herë të parë në garën e bukurisë në finale do të jetë edhe një vajzë e mbuluar me “hixhab”.

Sara Iftekhar, nga Huddersfield është femra e parë që ka ecur në pistën e modës dhe mund të jetë “Miss Anglia 2018”.
Studentja 20-vjeçare është e vetmja konkurrente që konkurroi e veshur në Kelham Hall, në Nottinghamshire.

Studentja myslimane, e cila shpesh ndan fotografitë e veta që në llogarinë personale në Instagram, tha se “nuk mund të kuptojë se sa është e mahnitshme të ketë arritur finalet e konkurrencës”.