Kujdes prindër! Ja pse duhet ti kufizoni fëmijët në përdorimin e telefonit

Telefoni është kthyer në një makth për të gjithë veçanërisht për të rinjtë të cilët duket se për asnjë moment nuk e heqin nga dora përdorimin e tyre madje as kur janë duke ngrënë.

Përmes videove të ndryshme të hedhura në rrjetet sociale ne shikojmë se si persona të ndryshëm ushqehen në prani të telefonit. Të gjithë qeshin, por me sa duket pak e kuptojnë ndikimin negativ të kohë që kalojnë shumë prej nesh sot me smartfonë apo pajisje të tjera të komunikimit elektronik.

Smartfoni dhe mbipesha
Sipas studiusve koha që kalojnë fëmijët përpara ekraneve të smarfonëve, kompjuterave, televizorëve apo pajisjesh të tjera me ekran mund t’i mësojë fëmijët me një jetë sedentare duke shtuar rreziqet që ata të kalojnë në mbipeshë apo të bëhen madje obezë.

Larg ekranëve
AHA rekomandon që fëmijëve t’u lejohet të kalojnë vetëm një deri në dy orë në ditë dhe jo më shumë para ekranëve. Shumëkush vëren se adoleshentët nuk kalojnë më shumë kohë para televizorit. Por përdorimi i smartfonëve dhe pajisjeve të tjera elektronike me ekran është shtuar së tepërmi.

Ekrani ndikon ndaj sjelljes
Edhe pse ende nuk është ende e qartë se si koha që kalojnë fëmijët para ekranëve ndikon ndaj mbipeshës, studimet tregojnë se ekrani ndikon ndaj sjelljes së fëmijëve për shkak se ata “humbasin mendjen” dhe sensin e urisë apo të ngopjes kur janë përpara ekranëve.

Google dhe Apple po marrin masa
Prodhuesit e sistemeve të telefonisë celulare Android dhe iOS, Google dhe Apple, janë duke përfshirë në aparatet e tyre aplikime të reja që t’u ndihmojnë aplikuesve të shkurtojnë kohën që kalojnë përpara ekraneve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...