Gazetarja e BBC, Rachel Bland, ka prekur zemrat e mijëra njerëzve dhe fansave të saj përmes një mesazhi të shkurtër. Gazetarja vuan prej kohësh nga sëmundja e pashërueshme e kancerit dhe tashmë duket se sëmundja po e rrëzon atë përgjithmonë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë 40-vjeçarja Bland, nënë e një djali 2 vjeç, e cila shkruan se i kanë mbetur edhe pak ditë jetë.

“Kam frikë se koha ime ka ardhur miqtë e mi. Dhe krejt papritur. Kam vetëm pak ditë jetë, është vërtetë surreale. Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë”, ka shkruar Bland në ‘Twitter’.

40-vjeçarja u diagnostikua me kancer të gjirit në nëntor 2016, ndërsa tashmë duket se po afrohet fundi i saj i hidhur.

Muajin e kaluar ajo tha se ishte në një “garë kundër kohës” për të botuar një liber me kujtime për djalin e saj dyvjeçar, Freddie, dhe besonte se ajo kishte “më pak se një vit” jete.