Mic Sokoli, hero i luftes per liri i trevave Shqiptare

Mic Sokoli-simboli i trimerise dhe kreshnikerise tek Shqiptaret
Mic Sokoli(1839-1881-Eshte turp qe eshte harruar te permendet kjo figure e shquar hisotrike ne “Figura te shquara shqpetare”.

U lind ne Fang te Bujanit(Tropoj) me 1839 ne nje familje patriotesh.Babai i tij dhe gjagjai i babait (Sokol Rama dhe Binak Alia) udhehoqen mijra kryengrites kunder reformave te tanzimatit.Ne moshen 7 vjecare Micit iu vra i ati(nga caush Faruku),ngjarje pas se ciles Mici mori nje lengate te gjate.

Mic Sokoli eshte sternipi i figures legjendare kreshnikut Dash Sokoli i Sokolajve,qe mendohet te kete jetuar shek e XVIII,dhe rrugen per tu bere si stergjyshi ia dha gjyshja e tij lokemadhja e cila me tregimet per Dash Sokolin dhe trimat e tjere te cilat mund te percilleshin me lahut apo qifteli,krijoi tek Mici nje karakter te forte e luftarak,nje krenari dhe seder te rende.

Perleshja e pare me turqit ishte ne moshen 15 vjecare kur ai tentoi te vriste caush Farukun,vrasesin e babait te tij.Kishte lidhje te perhershme me Sef Kosharen i cili me komiten e tij ateher endej neper Malsin e Gjakoves(Malsia e Madhe).Beteja e pare ne te cilen mori pjese ishte ajo e vitit 1855 ne moshen 16 vjecare i cili arriti te merrte flamrin(kush kishte flamurin udheheqte luften)dhe nxorri nga rrethimi luftetaret malsore duke shpartalluar forcat malazeze me kete rast i fali gjakun Ali Ibres(prijesit te gashit) gjest qe shtoi inatin e parise se Krasnices,e cila i dha nje denim mjaft te rende Micit,largimin nga Malsia.

Ai u vendos ne fshatin dardan te poshtem te ravecit(mendohet te jete krusha e vogel)ku edhe ishte varri i te parit Dash Sokolit.Me pas kaloi ne Prizren ku u morr nen mbrojtjen e Ymer Prizrenit,dhe pasi vrau nje tuxhar shume te pasur u zhvendos ne Pej ne shtepine e Haxhi Zekes,dhe pasi i beri edhe disa vrasje te tjera te funksionarve e ushtarve turq detyrimisht u largua ne mal ne moshen 18 vjecare,ne komiten e Gjete Bukoshit,ku e morri Sylejman Vokshi.

Atje mesoi per artin ushtarak dhe jeten ne mal por edhe u shqua si trim i rral dhe udheheqs i miri ne beteja te shumta,deri kur nje ushtri e madhe turke ndeshkuse e shpartalloi komiten e Gjete Bukoshit ne gryken e Kacanikut.

Mici u kthye ne malsi ku pritet si hero,ndersa ty kryetaret e parise se Krasnices kishin vdekur njeri nga merzia pasi kishte degjuar bemat e micit,ndersa tjetri kishte lene koken ne beteje duke luftuar pa u ruajtur.

Pati rol te madh ne lidhjen e Prizrenit,udhehoqi njesi te medha ushtarake dhe kishte nam per kapjen e spihuneve qe ishte bere tmerri i spiuneve dhe te derguarve te cilet dilnin nga konsullatat e fuqive te medha dhe i benin deme lidhjes,ishte komandant i gardes se lidhjes qe perbehej nga 3000 malsore kalores,kishte graden kapedan(Gjeneral).

Mori pjese ne betejen ne Gjakove kunder Mehmet Ali Pashes,pastaj u dergua ne kufirin verior te shqiperise(veri te Kosoves,Tregu i Ri etj)ku ndaloi bandat serbe per te hyre ne territorin e Kosoves.Me pas u dergua ne Malsin e madhe per ta mbrojtur,jashtezakonisht u shqua ne betejen e Nokshiqit kunder Agresorve Malazez.

Mori pjese ne lufterat ne Plave e Guci,Hot,Grude,Tuz,Gjakove,Prizren,Prishtine(me rastin e clirimit te prishtines nga turqit,Mic Sokoli me 3000 nalsor sulmoi ne befasi duke depertuar nga malet e Germise) ,Gjilan,Shkup(ku u plagos),Ferizaj.

Ne betejen e Slivoves prill te vitit 1881,kur pa se luftetareve te lidhjes po u bombardohej shtegu i fshehte permes te cilit sulmonin kampin e forcave te Dervish Pashes,kreu nje akt trimerie te rralle pasi qe pa se nuk kishte mundesi i vetem te vriste luftetaret qe operonin topin,ateher i vuri gjoksin ku morri 7 plag dhe nuk ra para topit,Mici si div dhe tere muskuj i kishte tmerruar turqit kur kishte filluar te shtynte topin drejt gremines,ateher tuqit nga frika shkrepen topin,ku ra heroikisht Mic Sokoli,dragoi i malsis,dhe la te vdekur gjithe turqit qe ishin perreth.Shum kenge i ngriti populli Mic Sokolit,dhe figura e vepra e tij ndez gjakrat dhe kujton kohet e lavdishme te lidhjes shqiptare.

Mic Sokoli n’dy tagana
rruga e mar i ka than nana
te luftosh bir per shqipni
nkoft nevoja me ty vi
mos le t’huj ti ktu me hi
Mic Sokoli ni fjal po e flet
po i thot nanes ti mir mbec
Pa u fari malsia krejt
nuk hyn ktu as krajl as mbret

Sylejman Krasniqi shkroi romanin e paperseritshem “Mic Sokoli” i cili u nderua me cmimin e Republikes,ndersa Sali Shijaku pikturoi momentin kur Mic Sokoli i vuri Gjoksin topit te armikut,pikture e cila u nderua me shume cmime.Emrin e Mic Sokolite mbajn shoqeri artistike,shkolla te nryshme etj etj.

Ai vdic pe te mos u harruar kurre.Perjet kujtimi per Mic Sokoli do na ngrohe zemrat,to na rris urrejtjen dhe dashurine per atdheun.Nder shekuj do permendet emri e vepra e tij,dhe do te shuhet vetem ateher kur edhe drita e diellit do shuhet pergjithmon.

Tere kjo lufte u be per te ruajtur Shqiperine etnike,at Shqipreri te cilet politikanet tane per te zezen e vet,nuk duan as ta shohin ne enderr e lere me ta permendin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...