Zgjedhja e vendit kur ulemi në një mjet transporti është një tregues shpesh që lidhet dhe me personalitetin tonë si person.

Sipas disa psikologëve, zgjedhja “e dritares ose kalimit” është më shumë se sa stil ai mund të zbulojë se çfarë personi jeni. Psikologët thonë që nëse më shumë i preferoni ulëset afër dritares do të thotë që jeni vetjakë. Nëse gjithmonë zgjidhni ulësen afër kalimit do të thotë që nuk jeni vetjakë.

Udhëtarët të cilët favorizojnë ulëset afër dritareve dëshirojnë të kenë kontroll. Ata dëshirojnë të dremisin gjatë udhëtimit dhe të qëndrojnë vetëm.

Ata të cilët kanë tendencë të zgjedhin ulëset afër dritares dinë të jenë vetjakë, mirëpo janë edhe më pak anksiozë dhe nuk i pengojnë të tjerët gjatë udhëtimit.

Gjithashtu ekzistojnë dhe nga ato persona të cilët preferojnë ulëset afër dritareve, me siguri do të jenë të rezervuar, më pak acarues dhe më të kujdesshëm se të tjerët.

Këta udhëtarë shpesh janë më shumë të shoqërueshëm dhe përfundimisht përshtaten më mirë me të tjerët. Për këta udhëtarë mendohet që rrallë flenë gjatë udhëtimeve.

Dy studime të ndryshme, të cilat i kanë bërë “Expedia” dhe “Quartz”, thonë që 55 për qind e ulëseve afër dritareve janë më të sigurta se ato afër kalimit.

Sipas “Quartz-it”, meshkujt më shumë favorizojnë ulëset afër kalimit, ndërkaq femrat ato afër dritareve. Vetvetiu kjo do të thotë njërën ndër dy gjërat: ose femrat sipas natyrës janë më vetjake se meshkujt, ose thjesht më shumë dëshirojnë të shikojnë nga dritarja.