Duart e njeriut që nuk përmbushi ëndërrën, por dashuroi punën

Nga Sonila Alushi

I ri ëndëronte të bëhej inxhinier dhe në shkollë ishte më i zoti nga të tërë. Por, ishin dhjetë vetë në shtëpi, kishte shtatë vëllezër e motra dhe ai qe një nga dy më të mëdhenjtë. Duhet të ndihmonte familjen. Kështu, menjëherë pas shkollës së mesme (që ishte asokohe të arsimoheshe jo pak) filloi të punonte në Metalurgjik, ku i duhej të punonte me metalet e rënda, me të cilat furnizohej e gjithë industria e shqiptare.

 

Kur isha e vogël dhe ai tregonte për ato dy furnalta, në të cilat hekuri përskuqej dhe shkrihej si me qenë gjalpë, më dukej një punë shumë zbavitëse! Ndoshta, ngaqë ai e rrëfente në një mënyrë zbavitëse, pasi e donte punën. E do ende punën, ungji im.

 

Kur arrita në Itali, atë e gjeta atje së bashku me familjen. Herë pas here në darkat familjare (kam tre xhaxhallarë me familjet këtu),

kur shprehja idealet e mia gjithë rrëmbim dhe kokëfortësi si një 20 vjeçare, me bindjen se mund të ndryshoja edhe universin, shumë nga të afërmit e mi më kritikonin duke më shkurajuar, teksa më mbanin për ëndërrimtare. Më shumë se sa shqetësoheshin, besoj se dëshironin të më mbronin nga zhgënjimet. Atëherë më hipte gjaku në kokë, nxehesha, rebelohesha, grindesha. Por, xhaxhi Ali jo. Ai, pa hyrë në debat (nuk di të marrë pjesë në tollovi xhaxhi

Ali, nuk di ta ngrejë kurrë zërin), më merrte mënjanë dhe më thoshte që ishte e drejtë, se isha një vajzë përsëmbari, e fortë, e mençur dhe nuk duhet t’i kushtoja rëndësi këtyre kritikave, nuk duhet të dorëzohesha.

 

“Ata janë dorëzuar Sonila, dhe nuk e kanë shumë gabim, sepse kanë parë shumë, janë lodhur. Por, ti nuk duhet të dekurajohesh, ec përpara, unë besoj tek ty.”

Këto janë duart e tij, duart e një saldatori 62 vjeç, i cili nuk mundi të realizojë ëndërrën e tij të madhe, por nuk e humbi kurrë pasionin dhe dashurinë për punën, për njerëzit, për jetën. I shoh këto duar dhe mendoj gjithë historinë që kanë brenda,

atë që kanë parë dhe sytë e tij që shkëlqejnë nga mallëngjimi, të cilët nuk mund t’i përshkruaj dot.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...