Chrome shfletuesi më i popullarizuar i Google do të vijë me një ridizenjim të ri këtë muaj. Chrome Browser do të ketë një dizajn të ri në të gjitha sistemet operative.

Rifreskimi ‘Material Design’ do të sjellë qoshe të rrumbullakëta në dritare, një gamë me ngjyra të ndritshme, dhe shtresë të bardhë për dritaret aktive.

Përditësimi i ardhshëm i Chrome 69 do t’i ofrojë shfletuesit një sërë veçorish të reja, duke përfshirë “integrimin e qendrës së njoftimeve të Windoës 10, navigacion me gjeste në Windows dhe përditësime automatike.”

Përdoruesit mund të presin gjithashtu disa përditësime për sigurinë e shfletuesit, siç është integrimi i plotë i shtesës Password Alert, që ndihmon në parandalimin e përdorimit të paautorizuar të Llogarive Google nga faqet e internetit të cilat janë të dyshuara.