Pas shifrave alarmante të ardhura nga Organizata e Botërore e Shëndetësisë, ku në 6 muajt e parë të këtij viti janë evidentuar mbi 41 mijë persona të infektuar me Fruth në Evropë, Star plus ka vëzhguar nga afër situatën në Qytetin e Shkodres.

Drejtoria e Shëndetit Publik shkodër raporton se brenda këtij viti janë evidentuar 22 raste të personave të infektuar me Fruth, ndërsa dyshohet për 80 raste të tjera.

Fruthi ёshtё sёmundje ngjitёse virale, qё pёrcillet me temperaturё tё lartё e me shenja në trup, e cila mund të bëhet shkak edhe i humbjes së jetës.

Kryevaksinatori Arben Xhabija pohon faktin që ka raste të Fruthit jo vetëm tek fëmijët por edhe në grupmoshat e tjera.

Xhabija thotë se ajo që e bën edhe më të rrezikshme sëmundjen e Fruthit është përhapja e tij me shpejtësi, ku 1 person me Fruth muind të infektojë deri në 20 të tjerë.

Kryevaksinatori i bën thirrje nënave që të kryejnë vaksinimin e fëmijëve të tyre dhe most a shtyjnë apo anashkalojnë atë.

Fatmirësisht në qytetin e Shkodrës nuk kemi viktima nga Fruthi, ndërsa në Europë 37 persona kanë humbur jetën Brenda këtij viti.