Një ditë më parë një infermiere denoncoi rastin e shitjes së medikamenteve anti-depresive pa urdhrin e mjekut ttë familjes nga farmacitë e ndryshme në Kryeqytet.

Ndërkohë në qytetin e Shkodrës farmacitë janë nën monitorim pikërisht për këtë medikament i cili nëse konsumohet me shumicë mund të rrezikojë jetën.

Në një intervistë dhënë për Star Plus Presidentja e Urdherit të Farmacistëve për qarkun e Shkodrës Kydrete Shazi thotë se në asnjë farmaci nuk kemi konstatuar një problematikë të tillë që medikamentet anti-depresivë të vijojnë të shitën pa recetën e mjekut të familjes.

Megjithatë Shazi nuk përjashton rastet emergjente kur pacienti e ka të domosdoshëm konsumimin e tyre.

Kryeministri Edi Rama nje dite me pare pasi u njoh me denoncimin e inferemieres për shitjen e këtij medikamenti pa recetën e mjekut të familjes kërkoi më shumë punë në parandalimin e abuzimeve në shitjen e medikamenteve.

Gjatë një takimi përfaqësues të urdhërit të mjekut , Rama shpreh se nuk do të lejohen abuzime të tilla nga farmacistët.

/STAR PLUS/