Qellohet me breshëri kallashnikovi drejt banesës së prinderve të gazetarës së kronikës Klodiana Lala.


Në njoftimin për mediat shpërndarë nga Policia e Tiranës, bëhet e ditur se këtë të enjte rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.

Forcate rendit sqaruan se nga kjo ngjarje nuk ka pasur dëmë në njerez ndërkohë që po punohet për për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në momentin që është qelluar me armë drejt banesës së shtetasit A.L, gazetarja Klodiana Lala nuk ka qënë aty por brenda ndodheshin dy vajzat e saj të mitura, se bashku me dy prinderit, vellain dhe motren e gazetares.