Njihuni me hallet që ”vuan” çdo grua gjatë verës

Vera është dhe një ndër stinët më të lodhshme për çdo familje veçanërisht për kryefamiljaren e cila ka dhe peshëm më të madhe të punës.

Le të ngrenë dorën ato gra e vajza që urrejnë kolegun sa here ai fik kondicionerin, mallkojnë shoferin e autobusit kur i lë të presin në stacion, apo që shmangin me çdo kusht krehjen e flokëve dhe depilimin, ndërkohë që jashtë bën vapë përvëluese. E megjithatë ka edhe më keq, si për shembull tre rastet e mëposhtme ku vapa mund të kthehet në një makth për të gjitha ne:

Tualeti, vapa dhe vuajtja (trinomi i përvitshëm):

Është fillim jave dhe keni një takim që nuk mund ta humbisni për asgjë në botë. Duhet të jeni në kohë dhe mbi të gjitha e kuruar, çka nënkupton se veshja dhe truku duhet të jenë në lartësinë e duhur. Por, si dreqin mund të bësh tualet ndërkohë që jashtë shënon 38 gradë Celcius?! Vapa, djersa dhe lagështia me siguri do të bëjnë që kremi pudër të shpërhapet, duke e bërë fytyrën të duket si një mur i pasuvatuar mirë. Kurse për rimelin nuk po flasim më mirë. Epo, të shpëtojë kush të mundet moj shoqeni e motrani!

Çfarë të marr me vete gjatë pushimeve:
Në ndryshim nga burrat që mjaftohen me një palë shapka me gisht, një palë pantallona treçerekëshe për pasditen, mundësisht ato që përdorin prej 5 vitesh, dhe kostumin e banjës, një grua duhet të mendohet gjerë e gjatë përsa i përket përgatitjes së valixhes.

Nuk mund të mungojë koleksioni i përvitshëm i rrobave të banjës, kremi kundra dhe pas diellit, kremi i flokëve, shampot e ndryshme, spray për mushkonjat, 10 peshqirë, këpucë e sandale pa fund etj. Lista është aq e gjatë, aq sa duket sikur keni transferuar gjithë garderobën tuaj në një valixhe e jo thjesht gjërat e domosdoshme. Sa punë e vështirë, apo jo!

Nuk do të ha shumë, duhet të mbaj dietë:
Frika më e madhe gjatë pushimeve është pesha. Në të vërtetë kjo është frika më e madhe gjatë gjithë vitit, që prej momentit kur zotohemi solemnisht para bakllavasë së Vitit të Ri, e deri tek gota e fundit e tequila-s para fillimit të pushimeve. Megjithatë e dimë që është e vështirë t’i rezitosh tundimit gjatë verës, sidomos akulloreve e ëmbëlsirave. A mund të mbahet dietë gjatë pushimeve? Sigurisht që po, mjafton të kontrolloni urinë dhe racionet që porosisni. A është e mundur kjo gjë? /Living

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...