Shqiptarët do të lëvizin shumë shpejt pa viza në një tjetër shtet në Europë. Bëhet fjalë për Republikën e Armenisë, ku Qeveria do të paraqesë vendimin që përveç qytetarëve shqiptarë, pa viza në këtë shtet të udhëtojnë edhe qytetarët e Kanadasë, Libanit dhe Turkmenistanit.

Vendimi u mor më 10 korrik, ndërsa sot, më 30 gusht qeveria armene do të diskutojë heqjen e kërkesave për viza për qytetarët e Shqipërisë, pas një propozimi nga Ministria e Jashtme.

Pas këtij vendimi zyrtar, shqiptarët do të mund të qëndrojnë në Armeni për 180 ditë brenda një viti.

Përveç vendeve të zonës Shengen, shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza edhe në shtetet evropiane të Ukrainës, Bjellorusisë, Gjeorgjisë, Moldavisë, Turqisë, etj.