Prej një viti banorët e lagjes “Liria” trokasin ën zyra të ndryshme për vendosjen ëdy bumeve. Edhe ose kanë protestuar, askush nuk ka kthyer sytë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

Afërsia tepër e madhe e rrugës me shtëpitë e banimit, ka bërë që në këtë lagje të ketë aksidente të shumta. Jo pak fëmijë kanë rënë nën rrotat e automjeteve, të cilat ecin me shpejtësi të madhe në drejtim të Shirokës dhe Zogajve.

Pak muaj më parë, në këtë zonë u vendos një bum, ndërsa me vendosjen e shtresës së re të asfaltit, funksioni i tij thuajse është inekzistent. Vetë banorët kanë tentuar të vendosin dy të tillë, ndërsa janë hequr pak kohë më vonë.

Pak ditë më parë, njëra prej banoreve të kësaj lagjeje ka patur një përplasje me një automjet. Hematomat në këmbë i ka edhe sot, ndërsa na tregon me detaje përplasjen me automjetin, i cili udhëtonte me shpejtësi.

Problemi i mungesës së bumeve në lagjen “Liria” është një temë e zgjatur prej kohësh, ndërsa pjesa më e madhe e banorëve i janë drejtuar edhe protestave.

Arsyesja që deri më sot nuk është lejuar duket gati e pakuptimtë, për shkak se aksi që të çon deri në Shirokë nuk njihet si aks nacional, për shkak të ndarjes së re administrative. Shiroka është pjesë e qytetit. Duke qenë e tillë, prania e bumeve është e nevojshme.

/STAR PLUS/