Nga Edison Ypi

Makiato europiane pritet t’ia lerë vendin kafes turke, duke e bërë surratin e shqiptarit t’i ngjajë çdo ditë e më tepër fytyrës së orangutangut.

Të kthyerit nga shkuma party në plazhet e jugut që do thyejnë qafën në Llogora me Benza dhe Toyota, në Tiranë do vinë me arkivola.

 

Të njëjtët banditë në Parlament, të njëjtët hajdutë nëpër zyra, të njëjtat karapiçka të Shoqërisë Civile, do mbyllen në çmendina.

 

Dishepujt e vetshpallur të konservatorizmit, një çetë me injorantë barkderra në kërkim të ndonjë leku për ta kaluar kohën si ju intereson komunistave nëpër restoranta dhe kafenera, do vazhdojnë të gjallojnë edhe këtë prag vjeshte të luajnë rolin e shejtanbudallait si dekor i pluralizmit duke thënë çdo ditë e më tepër broçkulla nga ato që komunistave u sigurojë marshimin nga fitorja në fitore, ndërsa konservatorizmit rrokullimën nga gremina në greminë. Le të rrinë. Më mirë këta këllira se ata që se luajnë bythën vendit.

 

Femrave me minifunde si breçka, flokë të gjata, kërthiza dhe cica përjashta, do tu thuhet; Goca, mos na torollepsni. Nji nga të dyja; Besimtare ose qejflesha. Mbulohuni nga koka te këmbët, ose dilni lakuriq si ju ka bërë Allahu.

Nga 16 tetori që është ditlindja e kurvit, deri më 21 dhjetor që është ditvdekja e Stalinit, janë parashikuar një sërë aktivitetesh mes të cilëve sympoziumi me temë; A u mbulua a s’u mbulua Skënderbeu ditën e Bajramit? Nëse po, pse jo? Nëse jo, pse po ?

 

Sheshit “21 Dhjetori” do t’i vihet emri “Sum Tajari” për merita të shquara në shpartallimin me sukses të mbeturinave të konservatorizmit që nuk i zhduku dot kurvi.

Injorantët e sapodiplomuar të cilët do jenë shtuar aq tepër sa askujt nuk do tu bëjnë më përshtypje, do ikin fillimisht në Gjermani, pastaj më Eritrea.

Këtë fund vjeshte, kriteret meritokratike, kush gënjen më tepër, kush llap më tepër, kush tymos më tepër, do zëvendësohen nga një kriter i vetëm; Kush pjerdh më tepër.

 

Motivet e preferuara për të cilat pritet të buçasin mediat mëngjezore, do mbeten ato që ishin; uji, korenti, pensioni, vdekja nga uria.

 

Nuk do ketë më brava me brima çelësash prejnga e dashura apo gruaja që bën dush duket më joshëse. Do ketë vetëm brima të ngushta bravash të sofistikuara brenda të cilave komshinjtë i derdhin njëritjetrit atak të lëngët që e gjen në çdo supermarket nga ai që pasi ngurtësohet hapjen e derës e bën të mundur vetëm tritoli, ose ustai që kërkon 100 mijë lek.

 

Gjatë këtij fundi vjeshte nuk do ketë cicërima zogjsh, këngë bilbili, pëshpërima përrenjsh, shushurima gjethesh. Por nuk do ketë heshtje. Pauzat e budallenjve do mbushen nga të qeshurat e idiotëve.