KRIJOHET SKANERI QË MUND TË PARASHIKOJË INFARKTIN

Një studim tregon se një skaner i ri i teknologjisë së lartë do të mund të parashikojë rrezikun e atakut kardiovaskular (infarktit) vite para se ai të ndodhë, duke shpëtuar në këtë mënyrë qindra e mijëra jetë njerëzish.

Më shumë se 300,000 njerëz të moshës së mesme në Britani mund të përfitojnë çdo vit nga ky zbulim. Studiuesit e Universitetit të Oxfordit zhvilluan teknologjinë e re, e cila vlerëson skanerin CT të zemrës. Ata zbuluan se sistemi mund të vejë në dukje rreziqet, që nuk shfaqen në testet dhe skanerat që përdoren aktualisht.

Skaneri i ri, i cili punon duke analizuar yndyrën rreth zemrës, u paraqit në Kongresin e Shoqërisw Europiane të Kardiologjisë në Mynih dhe u botua në revistën mjekësore Lancet.

Kjo teknologji u vlerësua si “ndryshim loje” nga kardiologët. Skanerat CT aktualisht përdoren në rreth 40,000 njerëz në vit në Britani, të cilët konsiderohen në rrezik të sëmundjes kardiovaskulare.

Potenciali i kësaj teknologjie nënkupton vendosjen e udhëzimeve të reja, të cilat do ta rekomandojnë skanimin në më shumë pacientë.

Ajo do t’iu rekomandohet personave të moshës 40 deri në 70 vjeç që kanë dhimbje kraharori, ose që konsiderohen në rrezik për shkak të obezitetit, duhanit apo diabetit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...