Prindërit kanë një rol të veçantë në rritjen e fëmijëve. Ato janë ndikuesit kryesorë në rritjen dhe në zhvillimin e trurit të tyre.

Kujdesi që ato ushtronjë te paardhësit e tyre ka një lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin dhe me zhvillimin e trurit të fëmijës.

Në bazë të skanimeve të trurit të trevjeçarëve shkencëtarët kanë konstatuar që truri i fëmijëve ndaj të cilëve prindërit janë kujdesur vazhdimisht është më i madh se truri i fëmijëve të cilët janë neglizhuar nga prindërit.

Rritja e qelizave trunore varet nga sasia e dashurisë që merr fëmija, ka vërtetuar studimi. Mënyra se si veprojnë prindërit me fëmijën deri në vitin e dytë të jetës ndikon direkt në atë se si do të funksionojë truri i tij në moshë të rritur. Pasojat e neglizhimit dhe abuzimit janë inteligjenca më e ulët, pamundësia për të ndier dhembshuri, prirja kriminale dhe varësia nga drogat.

Hulumtimet e mëparshmë kanë vërtetuar që dashuria e nënës ndikon në mënyrë pozitive në trurin e fëmijës, veçanërisht në hipokampus, pjesën e trurit përgjegjës për mësim, kujtesë dhe përballjen me stresin