Për të qenë një njeri i fortë duhet patjetër që të bëjmë kujdes dhe të jemi të vëmendshëm ndaj çdo lloj situate rreth nesh.

Më poshtë do të lexoni disa nga karakteristikat që dallojnë një njeri të fortë;

Mirënjohja, virtyti kryesor
Në vend që ata të përqendrohen tek ato gjëra që nuk kanë, ata përqendrohen tek ato gjëra që kanë dhe ndihen mirënjohës për një gjë të tillë. Kjo i ndihmon ata që të jenë sa më pozitivë.

Dinë të thonë JO
Të marrësh përsipër gjëra që nuk i bëni dot, vetëm për të mos bërë figurë të keqe, është një zgjedhje e gabuar ! Do të ndiheni të stresuar dhe nuk do të jeni produktive ! Njerëzit mendërisht të fortë i dinë kufijtë e tyre, njohin mirë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre dhe nuk stepen të thonë JO, atëherë kur duhet.

Mundohuni ta shihni gjysmën e gotës plot dhe jo bosh
Të qenët pozitiv do t’ju ndihmojë të ecni para e të mos thyheni para vështirësive. Nëse u jepni jetë mendimeve negative e sigurtë që nuk do të ndiheni të motivuar për të marrë përsipër iniciativa që mund t’ju rrisin. Nëse ju mendoni se do të dështoni, atëherë të jeni të sigurt se do dështoni.

I duruari, i fituari
Gjërat e mira në jetë, u vijnë atyre që dinë të presin! Nëse do të hiqnit dorë fill pas pengesës së parë, vështirë se mund të arrini aty ku doni ! Njerëzit e fortë mendërisht e dinë që rruga e suksesit është e mbushur me pengesa, ndaj dinë të ruajnë qetësinë e të tregohen të duruar.

Marrin përgjegjësitë dhe nuk fajësojnë të tjerët
Të marrësh përgjegjësitë për veprimet që bën është shenjë maturie. Të drejtosh gishtin e të fajësosh të tjerët është e lehtë, por kjo gjë nuk ju çon përpara. Njerëzit e fortë mendërisht nuk ia hedhin kurrë fajin të tjerëve. Ata marrin përsipër të gjitha përgjegjësitë për veprimet e tyre edhe në rast dështimi. /Living