KUJDES ME KONDICIONERIN! JA PROBLEMET SHËNDETËSORE QË SHKAKTOHEN

Në të katërta stinët, njeriu “modern” ka gjetur si zgjidhje për balancimin e temperaturave në ambientin ku jeton dhe punon, kondicionerin. Por, përditë e më shumë, po haste në rastet kur kondicioneri shfaq efekte tejet negative në shëndetin tonë.

Nuk bëhet fjalë vetëm për dhimbjen e fytit dhe qafën e forcuar. Fillimisht duhet të keni parasysh se ajri i kondicionuar prodhon thatësi të tepruar në mjedis.

Por cilat janë “kërcënimet” reale të kondicionerit në shëndetin tonë…

Dhimbje koke

Nëse qendroni për disa orë në ajër të kondicionuar dhe më pas dilni në një ambient ku ka ndryshim të dukshëm temperaturash, dhimbjet e kokës janë një nga efektet e kondicionerit.

Infeksionet virale

Kur dyert dhe dritaret mbahen mbyllur, për shkak të kondicionerit, nuk qarkullon ajër i pastër. Ajri i ftohtë ka shumë mundësi të transmetojë virusin e gripit ose bakterie të tjera.

Nëse sistemi imunitar është i dobësuar shanset janë edhe më të larta që ju të prekeni nga një infeksion viral.

Ul aftësinë për të përballuar të nxehtin apo të ftohtin

Nëse ju qëndroni për disa kohë vetëm në ajër të kondicionuar, aftësia që trupi juaj të përballë vetë nxehtësinë bëhet e pamundur.

Trupi stresohet kur kalon nga një mjedis i freskët artificial në nxehtësinë e zjarrtë.

Sy të thatë e të acaruar

Ky është një tjetër efekt negativ i kondicionerit sidomos tek ata njerëz që kanë një histori të mëhershme të problemeve me sytë.

Dehidratim

Dehidrimi është një tjetër pengesë për ata që kalojnë shumë orë në një dhomë me ajër të kondicionuar. Ndjenja e mirëqenies që ndiejmë është përcaktuar kryesisht nga fakti që kondicioneri filtron dhe heq lagështinë.

Për më tepër, temperatura e ulët redukton nevojën për të pirë; rreziku, pra, është që në fund të ditës të jeni të dehidratuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...