Përkatësia fetare e shqiptarëve është përmendur shpeshherë, edhe pse jo në kanale zyrtare, si një ndër arsyet që pengon afrimin e Shqipërisë me BE-në.

Por duket se kjo nuk u pëlqen as katolikeve që janë minorancë në Shqipëri e aq më pak myslimanëve.

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta ka bërë një reagim të fortë, duke thënë se refuzoj të shkoj në Europë nëse nuk na pranojnë kështu sic jemi myslimanë e katolikë.

Deklarata e plotë e Dom Gjergjit:

Nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilet jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një hollandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjten kredo.

Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim, i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!